Kurti: BE-ja në vend se të sanksiononte agresionin serb ndaj fqinjëve të saj e ka shpërblyer me miliarda investime - NACIONALE

Kurti: BE-ja në vend se të sanksiononte agresionin serb ndaj fqinjëve të saj e ka shpërblyer me miliarda investime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se BE-ja në vend se të dënoj agresionin serb ndaj fqinjëve të saj, e ka shpërblyer atë me avancim drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kurti i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës ka thënë se janë të gatshëm t’i zgjasin dorën Serbisë, nëse ata janë në gjendje të çlirojnë grushtin e tyre

Kosova është e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog me Serbinë për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve. Në forumin e Paqes në Paris, kam thënë se Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtin e tyre. Nuk është mungesë e vullneti nga ana jonë për të ecur tutje drejtë të ardhmes së përbashkët por mungesa e vullnetit të Serbisë, për t’u distancuar nga e kaluara e saj. Dhe pyetja do të kushte pse nuk është Serbia për të pranuar përgjegjësinë dhe kërkuar falje dhe për të zgjatur dorën e pajtimit me viktimat e agresionit të saj, prapë përgjigja është e thjesht sepse Serbia asnjëherë nuk është transformuar plotësisht, nuk ka ndjekur penalisht kriminelët e luftës por është bërë strehimore për ta. BE-ja në vend se të sanksiononte agresionin serb ndaj fqinjëve të saj e ka shpërblyer me miliarda investime të BE-së dhe avancim drejtë anëtarësimit në BE, derisa lidershipi serb ka kuptuar që për të marrë investimet e tilla të BE-së, pranimi i fajësisë nuk ishte detyrues. Është i vetmi vend kandidat i BE-së që nuk ka sanksionuar agresionin rus në Ukrainë”, tha ai.

Lajme të ngjashme