Haradinaj kërkon drejtësi për tre vëllezërit Bytyqi që u vranë nga Serbia - NACIONALE

Haradinaj kërkon drejtësi për tre vëllezërit Bytyqi që u vranë nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë, që u arrestuan në vitin 1999 në Serbi.

Ata u patën liruar nga burgu pasi u dënuan dhe më pas u vranë.

Haradinaj tha se Agron, Yll e Mehmeti Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK’së.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.”

“Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.”

“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme