Haradinaj i shokuar me Kurtin: E ka shitë Asociacionin tepër lirë, për Këshill të Evropës, në vend që për NATO ose njohje - NACIONALE

Haradinaj i shokuar me Kurtin: E ka shitë Asociacionin tepër lirë, për Këshill të Evropës, në vend që për NATO ose njohje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zotimi në letër te Dora Bakoyanis nga tre krerët shtetërorë për zbatim të Asociacionit, e ka shokuar Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se “këta jo që e kanë shitë shumë lirë, por edhe kanë humb” referuar zbatimit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për çka vlerësoi ai “është shumë pak”.

“Këta është dasht me pas këtë kart për çështjen finale, ose për njohje ose për NATO”, tha Ramush Haradinaj në Pressing të T7, i cili madje shtoi se po qe se zbatohet Asociacioni në këtë fazë pa përparuar Kosova në NATO ose në njohje “atëherë edhe jemi të rrezikuar”.

“Edhe kur ta pastron Gjykata Kushtetuese, unë mendoj që siguresa që s’na rrezikon do të ishte njohja reciproke, për shkak se kur e merr njohje i heq pengesat, e nëse nuk është njohja nuk mjafton Këshilli i Evropës por është NATO. Tre udhëheqësit e Kosovës jo që e kanë shit lirë Asociaconin, por e kanë humb. Këta është dasht me pas këtë kart për çështjen finale, ose për njohje ose për NATO”, tha Ramush Haradinaj.

“Nëse filon implementimi i Asociacionit në këtë fazë, pa përparim tonin në NATO mujm me qenë të rrezikum; edhe kur ta pastron Gjykata Kushtetuese prap është çështje interpretimi; ata që e përfaqësojnë Asociacionin munden me fillu me interpretu në mënyra të veta”, shtoi ai.

Duke folur për draft-Statutin e Asociacionit, Haradinaj tha se “është më i keqi i mundshëm” dhe se pret që Gjykata Kushtetuese “ta pastrojë atë nga ingrenencat e Serbisë”.

“Gjykata Kushtetuese duhet ta pastrojë këtë draft-Statut nga ingerencat e Serbisë në Asociacionin nën juridiksion të Kosovës. Së pari duhet m’e pastru prej Rezolutës 12/44, arbitrazhin edhe me ndodh nja dy-tri pastrime”, tha Ramush Haradinaj.

Edhe këtu te ky version që është më i keqi i mundshëm, versioni i Asociacionit, i Statutit është më i keqi i mundshëm. Ky ka ardh sepse Kurti nuk ka dhënë opsion të vetin, ja kanë kërku disa herë amerikanët”, tha ai.

Besoj që GJK mundet me ndryshu, dhe ëstë në përgjegjësinë e tyre mos m’e lanë m’eu implementue një Statut që nuk është në frymën e kushtetutës dhe ligjet”.

Lajme të ngjashme