Haradinaj i reagon Kurtit: Asgjë nuk pikon nga qielli, impianti i ujërave të zeza në Gjakovë ka filluar në qeverisjen time - NACIONALE

Haradinaj i reagon Kurtit: Asgjë nuk pikon nga qielli, impianti i ujërave të zeza në Gjakovë ka filluar në qeverisjen time

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme mori pjesë në përurimin e impantit të tretë të ujërave të ndotura.

Rreth kësaj ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se impianti i ujërave të zeza në Gjakovë ka filluar gjatë qeverisjes së tij.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është mirë me qenë modestë në përvetësimin e meritave.

Sipas tij, asgjë nuk pikon nga qielli.

Haradinaj tutje ka thënë se shpreson që qeveria e ardhshme të ketë kënaqësinë që t’i inaugurojë projektet që i nisë qeveria e sotme.

Postimi i plotë:

Impianti për përpunimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një projekt strategjik i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Zvicrës dhe Komuna e që ka marrë udhë që nga viti 2018.

I lumtur që ky investim sot është në dobi të qytetarëve e të qytetit të Gjakovës! Asgjë nuk pikon nga qielli por është rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm, edhe i donatorëve por edhe i Komunës se Gjakovës.

Është mirë të jemi modestë në përvetësimin e meritave. Në rastin konkret impianti ka filluar të ndërtohet gjatë qeverisjes sime, është kryer nga ata që e kanë financuar dhe ka përfunduar në kohën e kësaj qeverie. Të shpresojmë që qeveria e ardhshme të ketë kënaqësinë që t'i inaugurojë projektet që i nisë qeveria e sotme.

Thashë, të shpresojmë!

Lajme të ngjashme