Haradinaj fillon agjendën në Amerikë: Takohet me senatoren Ernst
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nisur takimet e tij gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër takimet e para të Haradinajt ka qenë me senatoren amerikane nga IoWa, Joni Ernst.
Haradinaj ka thënë se me Ernst ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit sidomos në aspektin ushtarak.
POSTIMI:
Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Ioëa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.
Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i IoWa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Ëashington.
Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i IoWa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.
Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.
Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!