Haradinaj: Falë SHBA-së dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për situatën shpërthyese në veri - NACIONALE

Haradinaj: Falë SHBA-së dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për situatën shpërthyese në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i partisë opozitare (AAK), Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-ve dhe BE-së për situatën në veri të vendit.

I pari i AAK-së, ka thënë se deklarimi i tyre që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe në Kosovë.

Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë. Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.”, ka shkruar ai.

Ai në Facebook ka thënë se falë Amerikës dhe BE-së, u gjet zgjidhja për situatën “shpërthyese” në veri të vendit.

Më tej, Haradinaj ka theksuar se partneriteti me SHBA-në dhe BE-në nuk ka alternativë

Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.”, përfundon Haradinaj.

Ndryshe, Departamenti amerikan i Shtetit dhe BE-ja kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën tregohen se janë duke punuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri.

Në këtë deklaratë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shprehen të shqetësuar për situatën e vazhdueshme të tensionuar në veri të Kosovës.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve për të ushtruar përmbajtje maksimale, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në mënyrë që situata të qetësohet pa asnjë kusht, dhe të përmbahet nga provokimet, kërcënimet dhe intimidimet. Ne po punojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për të gjetur zgjidhje politike në mënyrë që të ulen tensionet dhe të pajtohen për rrugën përpara në të mirë të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale”, është thënë në deklaratë.

Me tej, aty thuhet se është mirëpritur gatishmëria e palës kosovare për të treguar se nuk ekziston një listë e serbëve për t`i arrestuar.

Ne mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmojnë se asnjë listë e serbëve të Kosovës nuk ekziston për t’u arrestuar apo përndjekur për protestat/barrikadat paqësore. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin punën e Bashkimit Evropian përmes misionit të saj për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Lajme të ngjashme