Haradinaj: Ekziston një lidhje e shkurtër e hajnisë në energji, kryehajni është Albin Kurti
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për çmimet e larta të anergjisë elektrike.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, Haradinaj ka thënë se ekziston lidhje e shkurtër e hanisë në energji.
Në adresimin e tij, ai ka thënë se kryehajni është Albin Kurti dhe kryehajnesha është Dejona MIhali.
“Edhe një herë e përsërisë ekziston lidhje e shkurtër e hajnisë në energji. Kryehajni është Albin Kurti, kryehajnesha është Dejona Mihali dhe vazhdon një listë e gjatë”, ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera, ai e ka akuzuar Kurtin edhe për dështimi e projektit Kosova e re.
“Anulimi i termocentralit të ri, pra Kosova e re është dëmi më i madh që i është shkaktuar Kosovës dhe popullit të Kosovës pas luftës. Anulimi i një termocentrali prej 500 megavat është jo vetëm dëm energjetik, është dëm në siguri, është dëm në pavarësinë tonë politike, por edhe në çdo sferë ëe jetës sonë. Shkaktari kryesor i anulimit të këtij projekti është Albin Kurti dhe grupi rreth tij”, ka deklaruar Kurti.