Haradinaj dënon dhunën ndaj KFOR-it: Kurti të mos ndërmerr vendime pa koordinimin me ShBA-të - NACIONALE

Haradinaj dënon dhunën ndaj KFOR-it: Kurti të mos ndërmerr vendime pa koordinimin me ShBA-të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it në protestat e sotshme në Zveçan.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka dënuar dhunën ndaj pjestarëve të KFOR-it.

Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të ndërmerr asnjë vendim pa u kordinuar me ShBA-të, NATO-n dhe BE-në.

U bëj thirrje të gjitha palëve që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët - ShBA, BE dhe NATO! Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike”, ak shkruar ai me tutje.

Lajme të ngjashme