Haradinaj: Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër, shembull i politikës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti.
Haradinaj ka deklaruar se Gjini është shembull i politikës.
“Ne punojmë vazhdimisht, i kryejmë detyrat tona, jemi afër strukturave, votuesve dhe temave, dhe jemi të gatshëm. Listës sonë i prin Ardian Gjini, është mandatar për kryetar qeverie, një njeri vërtet par excellence politik, një shembull i politikës. Tani është kryetar i Gjakovës, që është edhe një shembull i qeverisjes së mirë. Unë besoj që do të kemi sukses në këto zgjedhje”, tha Haradinaj.