Haradinaj: Ardhja e emisarëve të dialogut në Kosovë vërteton se jemi afër marrëveshjes - NACIONALE

Haradinaj: Ardhja e emisarëve të dialogut në Kosovë vërteton se jemi afër marrëveshjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ardhja e pesë emisarëve ndërkombëtarë sot në Kosovë tregon se Kosova dhe Serbia po hynë në një fazë serioze të dialogut.

Në njëintervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se vizita e diplomatëve perëndimor në Kosovë dhe Serbi vërteton se palët janë afër marrëveshjes.

“Është e mirëpritur ardhja e të deleguarve të kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe rikthimi në Kosovë i z. Escobar dhe z. Lajçak. Kjo vërteton se po hyjmë në një fazë shumë serioze të dialogut dhe jep shpresë se jemi afër arritje se marrëveshjes finale”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut.

Haradinaj ka thënë se me veprimet e tij shefi i qeverisë është shndërruar në pengesë për arritjen e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, sjelljet e Kurtit nuk po e lejojnë ShBA-të dhe BE-në t`i bëjnë preson Serbisë për këtë marrëveshje.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka bërë me dije se duke krijuar kriza në veri Kurti po i pengon aleatët perëndimor ta zbardhin qëndrimin e Serbisë për marrëveshjen.

Sipas tij, në këtë mënyrë, ndërmjetësit e dialogut po merren vetëm me problemet që po i shkakton Kosova.

Lajme të ngjashme