Haradinaj: Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me rininë e partisë së tij.
“Rinia është promotore e ndryshimeve, andaj hapësira që ata të japin kontribut në AAK do të jetë prioritet i përhershëm. Tejet i kënaqur të jem në mesin e shumë të rinjve nga gjithë Kosova, në takimin konstituiv të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës së të Rinjve të Kosovës. Të rinjtë në AAK janë pjesë e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes. Aleanca është subjekt politik me objektiva të qarta dhe me strategji për mundësi më të mëdha për rininë, ku roli i tyre ka fuqi dhe është prioritet i përhershëm.” – ka shkruar ai.
Tutje Haradinaj ka thënë se entuziazmi dhe mobilizimi që e ka parë sonte tek të rinjtë, e bën të shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara.
