Haradinaj: Albin Kurti me veprime të rrezikshme e të pakuptueshme është fajtori i vetëm për gjendjen e krijuar - NACIONALE

Haradinaj: Albin Kurti me veprime të rrezikshme e të pakuptueshme është fajtori i vetëm për gjendjen e krijuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar përsëri për situatën në vend, duke thënë se sjellja dhe veprimet e kryeministrit, Albin Kurti këtyre ditëve kanë qenë të pakuptueshme dhe të rrezikshme.

Haradinaj ka thënë se mospërfillja e kërkesës amerikane për të shtyrë vendimin e ka sjellë situatën në buzë të shpërthimit.

Më tej, Haradinaj, ka thënë se është i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit po për dështimin e Kosovës.

E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëmë të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në instutucionet ë vendit.”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj ka renditur disa nga veprimet e Kurti e që e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës.

Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Statusi i plotë i tij:

Lajme të ngjashme