Haradinaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri: Mbajtja e tyre në stacione policore, humbje për Kosovën
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës shtyrjen e zgjedhjeve në veri.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se gjendja atje duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.
“Nuk e shoh se cili është interesi ynë me vazhdu me e mbajt Policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe me harru që kemi përgjegjësi për gjendjen atje. I bëj thirrje qeverisë, presidencës, institucioneve të vendit, ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur më këtë situatë. Cili kish pasë me qenë ai vendim? Unë besoj shumë shtyrja e zgjedhjeve. E di se plot prej jush mendoni me bindjen tuaja, analizën tuaj dhe keni argumente që i bazoni në të drejtën kushtetuese dhe ligjore, mirëpo mos harroni, terreni është pikënisja e suksesit. Nëse gjendjen në terren e ki çfarë e ki, atëherë mos e lejoni me shku ditën e fundit dhe pastaj me pranu humbjen.”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se shtetit të Kosovës nuk do ti bënte nder mbajtja e zgjedhjeve nëpër stacione policore.
Ai ka bërë me dije se mbajtja e zgjedhjeve në këtë situate nuk do të siguronte sukses.
“A e dimë ne si Kosovë dhe e di qeveria e jonë rrugën deri te suksesi? Me sa shoh unë, me analizën që kam dhe informatat që kam, gjendje e sotme nuk na dërgon te suksesi. Procesi i tashmë i zgjedhjeve nuk na dërgon te suksesi, mosshyqrtimi i kësaj gjendje me sukses, mostrajtimi i kësaj gjendje me serizozitet edhe me aleatët tonë, mund t`i thellon pasoja për Kosovën në veri”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo do të sillte pasoja për Kosovën.
“Cilat kishin pasë me qenë këto psoja? Në rast se Kosova qëndron në vendimin e vetë që është kushtetues dhe ligjor për mbatjne e zgjedhjeve, do të vije dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë me votu në stacione policore. Ju lutem duhet ti bjmë analzië kësaj situate, a është në interesin tonë që të arrijmë të kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë? Nuk besoj se ne duhet ta heshtin këtë gjendje. Ma mirë me pranu një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, se sa një humbje të plotë ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.