Hamza vitin 2025 e nis me përurimin e dy qendrave shëndetësore: Do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira - NACIONALE

Hamza vitin 2025 e nis me përurimin e dy qendrave shëndetësore: Do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, vitin e ka nisur me përurimin e dy qendrave shëndetësore në këtë qytet.

Ai ka treguar se Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë nga tash do të ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se në qeverinë e tij do të ofrohen shërbime shëndetësore më të mira për gjithë Kosovën.

“Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore tërësisht të transformuara, Qendrën Mjekësore Familjare në Bare dhe Ambulatën Mjekësore Familjare në Bajgorë, të cilat nga tash ofrojnë shërbime më cilësore, më të zgjeruara dhe në mjedise mjekësore moderne. Ne do të ofrojmë shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë, duke e funksionalizuar Sistemin e Sigurimeve dhe digjitalizuar tërësisht sistemin shëndetësor në një platformë të integruar dhe efikase, me të gjitha nivelet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. #MaMirë për shëndetësinë. #MaMirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme