Hamza takon presidentin Begaj: Bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar - NACIONALE

Hamza takon presidentin Begaj: Bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Hamza tha se nga zoti Begaj pati një “mikpritje e ngrohtë”, ndërsa shtoi se nëntori “është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.”

Postimi:

Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!

Lajme të ngjashme