Hamza: Në takimet që pata në ShBA u fol edhe për urën e Ibrit, hapja në koordinim me partnerët - NACIONALE

Hamza: Në takimet që pata në ShBA u fol edhe për urën e Ibrit, hapja në koordinim me partnerët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se në takimet e tij në Uashington – derisa po qëndron për vizitë atje – është diskutuar edhe çështje e urës së Ibrit dhe paralajmërimet e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti për hapjen e saj.

Hamza është shprehur se në takimet e tij të nivelit të lartë, është diskutuar edhe çështja e urës, ku theksoi se qëndrimi i partnerëve të Kosovës është i qartë.

Kjo çështje, duhet të zhvillohet në partneritet me ShBA-të, BE-në e NATO-n.

“Unë kam patur takime të nivelit të lartë, mjaft të dobishme, produktive në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentin amerikan të Shtetit, ku kemi biseduar me personalitete të larta të administratës amerikane dhe një prej temave sigurisht që ka qenë edhe çështja e urës. Ëshë i qartë qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë, që kjo çështje duhet të shkojë në partneriteti dhe në pajtueshmëri me KFORI-n, me NATO-n, me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian, jo të prodhohet në një situatë ku realisht mund të kemi tensione dhe realisht të kemi zhvillime të cilat e dëmtojnë më pas këtë çështje.” – ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Tutje, mes tjerash, pyetja që iu shtrua Hamzës në këtë intervistë ishte: “…A duhet të hapet ura për lëvizjen e automjeteve, cili është mendimi juaj?”.

Hamza ka thënë se ura duhet hapur edhe për automjete, megjithatë, e ka përsëritur se kjo duhet të bëhet me koordinim.

Ura për këmbësorë është e hapur, por duhet hapur edhe për automjete. Mirëpo duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim edhe me faktorë të tjerë, në këtë rast edhe me NATO-n, që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të levizim në regres dhe ku mund të kemi dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë.” – tha ai.

Tutje, Hamza u shpreh si vijon:

“Ndaj, ura, e dimë rolin e saj, është për të lehtësuar qarkullimin, për të lëvizur njerëzit, idete kapitali, në pjesën jugor të qytetit të Mitrovicës është e hapur, janë të mirëpritur kushdo kalon andej, janë të mirëpritur ta vizitojnë, të bëjnë biznes në Mitrovicë, të pijnë kafe në Mitrovicë, pa dallim etnie dhe në këtë drejtim ne duhet t’i kontribuojmë që të kemi një shtensionim të situatës, një krijim të kushteve që të kemi një normalitet në ketë pjesë të Kosovës dhe gjithsesi ne duhet të jemi ngushtë të koordinuar dhe të bashkëpunojmë që të kemi përkrahjen edhe të partnerëve tanë strategjikë në këtë drejtim”.

Lajme të ngjashme