Hamza lagje pas lagjeje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të Prizrenit në dy lagje të këtij qyteti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane” i dhanë përkrahje të madhe projekteve dhe programit të tij për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në tërë vendin.
“Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo nëpër lagjet e Prizrenit për Kosovën që mundet ma mirë. Edhe banorët e lagjeve “Bajram Curri” dhe “Bazhdarhane”, sonte i dhanë përkrahje të madhe projekteve dhe programit tonë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në tërë vendin. Fushata jonë i bashkon të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh nga vijnë, për të punuar për një të ardhme më të mirë. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.