Hamza homazhe te figurat kryesore të UÇK-së në Podujevë: Ndërtuan bazamentet e shtetit - NACIONALE

Hamza homazhe te figurat kryesore të UÇK-së në Podujevë: Ndërtuan bazamentet e shtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së e i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë homazhe të figurat kryesore të UÇK-së në Podujevë. Në ditën e Dëshmorëve të Podujevës.

Hamza ishte te varri i Zahir Pajazitit, kompleksi i varrezave të dëshmorve, muzeu i UÇK-së, shtatoret e Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhes e Ilir Konushecit dhe Ali Ajetit, siç thotë ai “për t’iu thënë edhe njëherë LAVDI, e Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë, me çmimin më të shtrenjtë - jetën.”.

E plotë:

Djemtë e vajzat më të mirë të kësaj toke, u rreshtuan krah UÇK-së, me trimërinë e idealin e pashoq, për qëllimin e vetëm, LIRINË!

Sot, në një ecje kujtimi e nderimi, në ditën e Dëshmorëve të Podujevës, bëmë homazhe te varri i Zahir Pajazitit, kompleksin e varrezave të dëshmorve, muzeu i UÇK-së, shtatoret e Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhes e Ilir Konushecit dhe Ali Ajetit, për t’iu thënë edhe njëherë LAVDI!

Për t’iu thënë Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë, me çmimin më të shtrenjtë - jetën.

Lajme të ngjashme