Hamiti i LDK-së: Duhet ta ndalim këtë pushtet autoritar, tani sa nuk është bërë vonë
Zyrtari i LDK-së, Muhamed Hamiti ka thënë se Qeveria Kurti nuk i duron mediat e pavarura e kritika, andaj e lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.
Tutje, Hamiti ka ironizuar me gjithë ata që kishin shpresa në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ndryshimi ka emër: Qeveria e VV-së #KREJTdheDREJT. Qeveria që nuk i duron mediat e pavarura, kritike. Prandaj, e mbyll Televizionin Klan Kosova.
Kush e ka kërkuar ndryshimin si ky, le të festojë!”, ka shkruar Hamiti.
Ai ka thënë se duhet kundërshtuar këtë pushtet autoritar sa nuk është bërë vonë.
“Duhet masë kritike popullore për ta kundërshtuar këtë pushtet autoritar. Koha është tani, nëse nuk është bërë vonë”, ka shkruar ai.
