Haliti: PDK-ja nuk bëhet patericë e VV-së - NACIONALE

Haliti: PDK-ja nuk bëhet patericë e VV-së

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se kjo artisë nuk do të bëhet patericë e VV-së.

Ai ka deklaruar se vendimin për koalicionet të mundshme i marrin organet e partisë, jo individët.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, ai ka deklaruar se për koalicion duhet të përputhen programet.

“Programi PDK-së dhe me statut, çështjet e mëdha duhet të kalojmë me vendim të këshillit drejtues të partisë. Nëse Albini mendon se ne duhet të bëhemi patericë e tij, konsideroj se nuk duhet të futemi në koalicion. Kur jemi të bashkëpunimet, duhet të ndahen punët dhe në fund të marrim përgjegjësi se kush sa ka kryer punë. Nëse futemi në koalicion, duhet që të përputhen programet”, është shprehur Haliti.

Lajme të ngjashme