Haliti: Kurti premtoi 4 mijë banesa për të rinjtë, tani po i ndan 4 milionë euro për shtëpitë e serbëve
Analisti Afrim Haliti ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 4 milionë eurove shtesë për ndërtimin e shtëpive për serbët që jetojnë në veri të vendit.
Haliti ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti pretimin për ndërtimin e banesave për të rinjtë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka shkruar se Kurti kishte premtuar ndërtimin e 4 mijë banesave për rinjtë, ndërsa tani po ndan 4 milion euro për ndërtimin e shtëpive të serbëve.
“Premtoi 4 mijë banesa për të rinjtë me formulat “120x120” dhe “150x150”, por ndau 4 milion € për shtëpitë për serbë në veri. Pra atyre që edhe rrymën ua paguan”, ka shkruar Haliti.