Haliti: Kurti nuk e mësoi kurrë se këshillat nga aletatët nuk konsiderohen presion - NACIONALE

Haliti: Kurti nuk e mësoi kurrë se këshillat nga aletatët nuk konsiderohen presion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e afatit të gjobitjes për targa ilegale në vend.

Ai ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mësuar mbrëmë se çfarë është presioni nga përfaqësuesi i SHBA-së në Kosovë.

Anglezët e kanë një thënie: “Kini kujdes se çfarë dëshironi, sepse mund që t’iu realizohet dëshira!”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai u shpreh se Kurti kishte përbuzur udhëheqësit e Kosovës me një dozë absurrde të cinizmit siç e quan ai me deshirën për të mësuar se çfarë është ‘presioni’ dhe si vinte ai.

Haliti duke e kritikuar Kurtin tha se ai kurr nuk e ka kuptuar që këshillat nga aletët kryesor asnjëherë nuk duhet të konsiderohen si presion mirëpo janë jetike për forcimin e shtetësisë së Kosovës në krahasim me këshillat e disa përkrahësve oportunist të tij që trumbetojnë pallavra pareshtur dhe që janë të parët që do ta braktisin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobitjen e qytetarëve që kanë targa ilegale në vetura. Para kësaj, kryeministri Albin Kurti për tetë orë mbajti takim me presidentin e Serbisë, me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, në Bruksel, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Lajme të ngjashme