Haliti i PDK-së: Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo marrëveshje brenda marsit, shoh rrezik - NACIONALE

Haliti i PDK-së: Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo marrëveshje brenda marsit, shoh rrezik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se sheh rrezik nëse marrëveshja nuk nënshkruhet brenda marsit.

Ai në një intervistë për ekonomiaonline ka thënë se rreziku mund të jetë permanent, e që sipas tij mund të jetë një konflikt i paparashikueshëm, veçanërisht për veriun.

Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo, shoh rrezikun që t’i hapet mundësia për ta shpallur autonominë në veri dhe për të krijuar situata të paparashikueshme. Nuk dua të spekuloj publikisht për disa gjëra që mund t’i dijë, ose mund të kem informacione. Por, unë shoh rrezik permanent, s’do të thosha konflikt të madh, por konflikte të paparashikueshme, veçanërisht në veri në qoftë se nuk realizohet kjo brenda marsit”, tha Haliti.

Lajme të ngjashme