Haliti: Beogradit i dilet ballë vetëm me gjuhë bashkuese dhe jo përçarëse siç e ka zakon dhe për qefi Albin Kurti - NACIONALE

Haliti: Beogradit i dilet ballë vetëm me gjuhë bashkuese dhe jo përçarëse siç e ka zakon dhe për qefi Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Afrim Haliti, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas largimit të Listë Serbe nga institucionet si dhe situatën në veri të vendit.

Sipas Halitit, Kurti me deklaratën e tij është viktimizuar dhe është treguar populist.

Haliti thotë se “djallëzia e Albinit qëndron në atë se ai përpiqet që në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e tij politik në Kosovë t’i fus në një thes me Beogradin si kundërshtarë të përbashkët të Albinit”.

Shkrimi i plotë i tij:

Albin Kurti sot në një deklaratë paska bërë atë që dinë ta bëjë më së miri. Duke luajtur populistin siç ka bërë gjithë karrierën e tij prej politikani qenka viktimizuar përsëri, dhe kësaj rradhe kundërshtinë e Beogradit kundrejt Kosovës e paska përsonalizu në kundërshti të Beogradit ndaj tij si individ.

Djallëzia e Albinit qëndron në atë se ai përpiqet që në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e tij politik në Kosovë t’i fus në një thes me Beogradin si kundërshtarë të përbashkët të Albinit. Ai kësisoji edhe mund ta ndezë bazën e tij, mirëpo realiteti është ndryshe. Individët që i kundërshton Beogradi, dhe i ka luftuar gjithnjë në bashkëpunim me elementet e brendshme në Kosovë sot gjinden Hagë.

Ndërsa kundërshtimit të Beogradit që i bënë Kosovës si tërësi së pari i dilet ballë vetëm me gjuhë bashkuese dhe jo përçarëse siç e ka zakon dhe për qefi Albin Kurti, dhe së dyti në bashkrëndim të plotë me aleatët tonë që mundësuan dhe lehtësuan të jemi këtu ku jemi, dhe në veçanti me SHBA-të.

Tjerat janë vetëm se retorikë dëshpëruese populiste.

Lajme të ngjashme