Halimi për Kurtin: Siç hoqi dorë nga targat të njejtën do ta bëj edhe me asociacionin - NACIONALE

Halimi për Kurtin: Siç hoqi dorë nga targat të njejtën do ta bëj edhe me asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar në Facebook në lidhje me situatën e fundit që u krijua për bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Halimi së pari shprehi shqetësimet e saj për raportet e afërta të pushtetit në Serbi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur shqetësuese falënderibin që Sekretari Blinken i bëri Vuçiqit për konstruktivitetin në dialog.

Tutje Halimi duke komentuar 6 kushtet e Kurtit për asociacionin ka thënë se Kurti do të heq dorë nga kushtëzimet e do ta themeloj asociacionin ashtu siç ka hequr dorë nga targat më parë.

Por, sipas Halimit Kurti fillimisht e ka specialitet që ta polarizoj shoqërinë e pastaj të dorëzohet.

Shkrimi i plotë i Sibel Halimit:

Se në ç’gjendje jemi si Kosovë në procesin e dialogut tregon qasja e aleatit tonë kryesor, ShBA-së ndaj Serbisë. Sekretari amerikan e falënderon një President të Serbisë për konstruktivitet, të parin që nga viti 1990, kurse kryeministri i Kosovës ka zgjedhë zhurmën e propagandës në vend të debatit të mirëfilltë në Kuvend. Ashtu siç hoqi dorë nga targat, të njëjtën do ta bëjë edhe me asociacionin. Por, ky është specialiteti i tij, fillimisht bën zhurmë duke e polarizu shoqërinë e pastaj vjen epilogu përfundimtar, dorëzimi.

Lajme të ngjashme