Halimi, LDK: Alarmues implikimi që Haki Abazi ia bëri kryeministrit në zhdukjen e mostrave të Deharit - NACIONALE

Halimi, LDK: Alarmues implikimi që Haki Abazi ia bëri kryeministrit në zhdukjen e mostrave të Deharit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook duke shprehur alarmin për implikimin që i bëri Haki Abazi, Albin Kurtit, në zhdukjen ose njohurinë e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Sipas Abazit, ekzistonin video-inçizime që dëshmonin qartë se kush i kishte zhdukur këto prova. Ai kërkoi që të intervistohej nga Prokuroria, kryeministri i vendit Kurti për këtë rast.

E kjo ka alarmuar edhe partinë opozitar,e me zëdhënësen që informatat e tij i ka cilësuar si “tronditëse”.

“...është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit,” – u shpreh ajo.

Ajo ka kërkuar që Prokuroria të nis hetimet për zbardhjen e të vërtetës menjëherë.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme