Halimi e LDK-së i reagon Kurtit: Qeveri e lëmoshës dhe bakllavasë
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi e ka quajtur tallje shpërndarjen e Bakllavës nga kryeministri Albin Kurti për poliët në veri.
Halimi ka përmendur pagesën për rrezikshmëri në punë dhe sigurimet shëndetësore.
Ajo tutje ka thënë se Qeveria është dashur që t’i paguan rrogat para festës.
Sipas saj nuk integrohet veriu me polici dhe as nuk do të shërben policët përditë me bakllava.
Postimi i plotë:
Qeveri e lëmoshës dhe bakllavasë!
Në vend se t’ua paguante rrogat para feste policëve, Qeveria mjaftohet t’ua urojë Bajramin e Kurbanit.
Kryeministri Albin Kurti në vend që t’ua paguante rrezikshmërinë në punë - që ua hoqi - dhe sigurimet shëndetësore e jetësore - që s’i patën kurrë - ai u shërben policëve bakllava në veri!?
Kjo është tallje, sepse as nuk integrohet veriu me polici dhe as nuk do të shërbehen policët përditë me bakllava.
Po të mos ishte tragjike kjo situatë është groteske!
