“Ballkava për policët tanë”: Kurti e publikon videon e vizitës në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Kosvës.
Më saktësisht, ai ka treguar se ka qëndruar në Kroin e Vitakut, duke shtuar se u ka dërguar bakllava e ëmbëlsira policëve që janë në krye të detyrës.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën "Belvedere”.” – shkroi ai.