Halil Thaçi i VV-së gënjen publikisht: Disa deputetë e sulmuan Bislimin me shishe qelqi, përgjimet ishin të inskenuara
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, duke tentuar ta mbrojë qeverinë e shefen e tij në grupin parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka gënjyer publikisht.
Ai ka folur për situatën e rrahjes në Kuvend, duke thënë se deputetët e kanë sulmuar zv/kryeministrin me shishe qelqi. Një deklaratë për të cilën pamjet flasin më së miri, pasi aty shihet zv/kryeministri Bislimi duke gjuajtur me shishe, pasi deputeti Lushtaku i lagu me ujë Kurtin e Bislimin.
“Shiko kur humbin faktet dhe argumentet, pastaj vjen në pyetje edhe dhuna siç e bën partitë opozitare. Është e vërtetë që edhe VV ka bërë protesta të ndryshme brenda e jashtë Kuvendit. Por asnjëherë nuk është cenuar siguria e dikujt. Nuk është sulmuar askush siç ndodhi atë ditë. Disa deputetë e sulmuan kryeministrin me ujë dhe pastaj zv/kryeministrin me shishe qelqi”, tha ai për Front Online.
Thaçi nuk është ndalur me kaq. Ka thënë se bisedat e Kusari-Lilës me Slavko Simiq kanë qenë të inskenuara. Nuk e ka thënë asnjë fjalë për konfirmimin edhe nga vetë Kusari-Lila se ajo ka folur edhe me Milan Radojiçiqin.
“Kur ndalemi se pse është gjuajtur me vezë Isa, ka qene nënshkrimi i Zajednicës. Dhe nëse ju me thoni që Zajednica është e barabartë me një bisede të inskenuar nga një deputet nga radhët e një komuniteti të caktuar me shefin e grupit parlamentar të VV-së. Ka pasë vezë e gaz, por kauzat kanë qenë te mëdha, nuk barazohet hedhja e vezëve për Zajdenicën dhe grushtat e PDK-së për një bisedë. VV ka pasë të drejtë sepse ka qenë në pyetje territori i Kosovës”, ka thënë ai.