Halil Matoshi: Albin, kthehu tek koncepti amerikan ose kthehu te shtëpia - NACIONALE

Halil Matoshi: Albin, kthehu tek koncepti amerikan ose kthehu te shtëpia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Halil Matoshi kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të orientohet politikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të kundërtën kërkon nga Kurti që të “kthehet në shtëpi”.

“Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose kheu te sh’pia!”, shkruan Matoshi në llogarinë e tij në Facebook, teksa mendon se Kurti sot mori një goditje nga evropianët, pasi që nuk u arritë marrëveshja për targa në Bruksel pas takimit të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pasi Kryeministri kosovar nuk i bâni hesapë ShBA-në, mori edhe nji goditje nga europeanët. Pështyni, shani, ftigavnu e shtihavnu, shitni mend në Facebook, sa të mundeni, sepse Borrelli nuk i lexon komentet tueja të shkreta, por Kosova nuk ka tjetër alternativë pos rreshtimit me liderin e sigurisë sonë, Amerikën dhe Europën si fat e vlerë dhe gjeografi”, shkruan Matoshi duke shtuar se Kurti duhet të marrë veprime racionale në shërbim të sigurisë dhe paqes për qytetarët.

Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë. Kurti ka fuqi politike. Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?”, thotë ai.

Matoshi shkruan më tej se as presidentja Vjosa Osmani nuk “guxon” të hyjë në konflikt me BE-në “me retorikat e saj konfrontuese”.

“Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike. Së paku mos t’bâj dâm!”, thotë Matoshi për Osmanin, teksa e “këshillon” atë se “alternativë nuk janë Rusia e Irani”.

Lajme të ngjashme