Hakohet faqja zyrtare e LDK-së në Vushtrri, i ndryshohet emri në ‘Fake Love’
Faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri është hakuar.
Kështu ka njoftuar zyrtari i kësaj partie në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi i cili ka thënë se ata që e kanë hakuar i kanëe ndryshuar emrin faqes duke e bërë “Fake Love”.
Ai tutje ka thënë se janë në përpjekje për ta rikthyer.
“Të dashur qytetar, Sot na është hakuar faqja zyrtare e LDK Vushtrri, nga keqbërës të panjohur për ne, duke ndryshuar emrin e faqe me Fake! Jemi në përpjekje për të rikthyer! Për çdo publikim apo njoftim ju njoftojmë në ditët në vijim. Me respekt, LDK Vushtrri”, thuhet në njoftimin e tij.