Haki Abazi pretendon se u sulmua një deputet i VV-së: Sulm qëllimkeq dhe i padrejtë - NACIONALE

Haki Abazi pretendon se u sulmua një deputet i VV-së: Sulm qëllimkeq dhe i padrejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Haki Abazi ka dalë në mbrotje ndaj deputetit të VV-së, Ardian Gola, pasi ky i fundit ishte cak i një aktivitetit nga organizat për arsim ORCA.

Abazi ka thënë se sulmet ndaj deputeti Gola janë qëllimkeqe dhe të padrejta.

Abazi pretendon që kritikat ndaj Golës po bëhen për shkak se ai ka parandaluar keqpërdorime apo siç ka shkruar: “heq tortja nga goja”.

Sulmi ndaj Deputetit Ardian Gola është qëllimkeq dhe i padrejtë. Në fakt, i duan deputët e kryetarët e komisioneve me qenë analfabet e mos me pasë njohuri e kapacitet me analizu dhe me shqyrty asnjë gjë kritike. Kur sulmohet një deputet si Ardian Gola duhet me pru fakte dhe me u bë nga një njeri apo institut i nivelit të tij ndryshe konfirmohet se Gola po e bën punën e vet si duhet e dikuj ka rrezik me Ju “heq tortja nga goja”.” – ka shkruar Abazi në Facebook.

Kujtojmë se Gola kishte abstenuar në votimi për përjashtimin e Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, organizat ORCA udhëhiqet nga aktivisti Rron Gjinovci.

Lajme të ngjashme