Haki Abazi paralajmëron konferencën: Do të flas edhe për Draft-Statutin gjerman për Zajednicën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nesër vijon me konferencën e radhës, ku ka përzgjedhur katër tema të cilat do t’i flasë.
Abazi, i cili çdo të premte po paraqitet para gazetarëve në hollin e Kuvendit, nesër mban konferencë në orën 10:00.
Një prej temave për të cilën ai do të flasë, është edhe “Propozimi gjerman” për Asociacionin, për të cilin raportoi Nacionale të enjten.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu:
Nesër në ora 10:00 në konferencën për media:
Reforma zgjedhore
Për “propozimin Gjerman” për Asociacionin
Shkatërrimet mjedisore në Bjeshkën e Belegut
Regjistrimi i popullatës në Luginën e Preshevës
Ju mirëpres!
