Haki Abazi: Debati në Grupin Parlamentar nuk ka vlerë, vendimet vijnë të kryera nga zonja Kusari - NACIONALE

Haki Abazi: Debati në Grupin Parlamentar nuk ka vlerë, vendimet vijnë të kryera nga zonja Kusari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Haki Abazi beson se debati brenda Grupit parlamentar të VV-së nuk ka asnjë vlerë, pasi sipas tij vendimet vijnë të kryera nga shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Abazi tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Mendoj kjo është një gradacion i ngadalshëm i pozicioneve që i kam kuptuar në përfundim e zgjedhjeve të fundit. Unë kam pasur biseda dhe tentime të bisedave me Kurtin për çështjet me të cilat kanë pasur vlerë dhe kanë për ndërtimin e konceptit dhe forcimin e demokracisë brenda VV-së. Debati brenda Grupit Parlamentar ka zero vlerë sepse nuk zhvillohet fare, vendimet vijnë të kryera vijnë nga zonja Kusari, nuk diskutohet fare, qoftë edhe në emërimet në pozitat rëndësishme, si në bordet publike”,- ka thënë Abazi në “Debat Plus”.

Deputeti Abazi mbajti sot konferencë për shtyp, ku ndër shuma akuza, foli edhe për rastin Dehari, ku për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, i bëri përgjegjës Kurtin dhe ministren Albulena Haxhiu, të cilët, sipas Abazit, duhet të ftohen nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme