E dhimbshme dhe e pikëllueshme: Avokati Tomë Gashi s’e di dallimin mes mostrave dhe “monstrave”
Avokati i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, njëherit edhe avokat i familjes Dehari në rastin e birit të tyre të ndjerë, Tomë Gashi, disa herë është komentuar për gabime të tmerrshme drejtshkrimore.
Por së fundi, ajo që e ka publikuar vetë ai në një dokument ku njofton se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale intervistimin e deputetit Haki Abazi, tregon që avokati s’e di dallimin mes "mostrave" dhe “monstrave”.
Në dy paragrafe të ndryshme të kërkesës së z.Gashi, përmendet fjala “monstra” që në gjuhën angleze “monster” nënkupton “përbindësh”.
Për informim të z.Gashi, fjala e duhur që duhej përdorur në këtë rast, është “mostër”.
- Pjesë e vogël prej diçkaje (prej një lënde, prej një cohe, prej një malli etj.) që e nxjerrim a e marrim për t'ia treguar dikujt, me qëllim që ai të njohë cilësitë e gjithë lëndës, të cohës, të mallit etj. pjesë e tillë që e zgjedhim për ta analizuar, për ta studiuar etj.; gjedhe. Mostër drithi (duhani). Mostra stofi (basmash, mëndafshi). Mostër gjaku. Mostër minerali. Mostër e truallit të Hënës. Nxjerr mostra. U tregoi (u dërgoi) mostrat. Mallrat u përgjigjen mostrave mallrat janë njësoj si mostrat. – sipas fjale.al

Çka deklaroi deputeti i VV-së sot për mostrat?
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit.
Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.” – tha deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.
“Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme.” - tha Abazi më tutje.
“ As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj.” - deklaroi Haki Abazi.
