Haki Abazi akuzon Liburn Aliun për korrupsion të pastër: E legalizon krimin e mafisë ndërtimore - NACIONALE

Haki Abazi akuzon Liburn Aliun për korrupsion të pastër: E legalizon krimin e mafisë ndërtimore

4 javë më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet i pavarur që një kohë ishte deputet i VV-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore të Qeverisë së Kosovës.

Ai e ka akuzuar Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës, për korrupsion të pastër.

“Si në rastin e ligjit për legalizimin e ndërtesave pa leje, ku është korrupsion i lartë, e që për konsekuencë e për pasojë ka ngarkesën e të gjithë barrës financiare mbi qytetarin te ministria e zotit Liburn, që është i ulur këtu. Është korrupsion i pastër, është korrupsion që legalizon kriminalitetin e mafisë ndërtimore në Kosovë për 20 vite.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme