“Hajnat le të kalben në burg”: Bajrami reagon pas njoftimit se janë rikthyer 1.1 të 2.1 milionëve të vjedhur nga Thesari i Shtetit
Për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në vitin 2020, Prokurori Shqipdon Fazliu gjatë një raportimi sot bëri të ditur se 1.1 milionë euro nga ky rast janë rikthyer si dhe që disa subjekteve afariste u janë tërhequr paratë, ndërkaq ish-Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, e cila u shpreh se “do të kthehen çdo cent e euro” të kësaj vjedhjeve dhe se “hajnat do të kalben në burg”.
“Duhet të kthehen e do të kthehen çdo cent e euro të vjedhura në Buxhetin e Shtetit sikurse që janë kthyer 1.1 milionë e vjedhura nga Thesari. E hajnat le të kalben në BURG”, u shpreh Bajrami.
“Kam besuar dhe besoj në organet e drejtësisë se do ta kryejnë punën deri në kthimin e çdo centi në Thesarin e Shtetit. Edhe sot dhe përgjithmonë do ta bëja të njëjtin veprim që kam bërë, duke i denoncuar HAJNAT që sot janë në burg. Dikush atëherë dhe ndërkohë e ka parë denoncimin tim si gabim dhe unë e kam pranuar këtë gabim. Prapë do ta bëja të njëjtin gabim dhe do të denoncoj kushdo që prek djersën e këtij populli”, ka thënë Bajrami.