“Hajna, hajna”: Abazi i ashpër me deputetët e VV-së, ua përmend grantet prej 100 mijë euro
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka qenë i ashpër sot me pushtetin në Kuvendin e Kosovës.
Pas përfundimit të fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ai është ngritur në këmbë duke i quajtur përfaqësuesit e VV-së “hajna”.
Nga videon e publikuar nga Ekonomia Online, ish-deputeti i VV-së dëgjohet duke i përmendur grantet prej 100 mijë euro që njerëzit e pushtetit i kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë.