Hajdari: Unë vetë si ministre i kam nënshkruar kontratat për rezervat shtetërore që janë sekret - NACIONALE

Hajdari: Unë vetë si ministre i kam nënshkruar kontratat për rezervat shtetërore që janë sekret

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në konferencë për media, ministrja e Industrisë, Ndërmmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është pyetur për afaristin Ridvan Muharremi, i cili është pronari i restorantit “Bukë e Zemër” dhe i njëjti është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Hajdari ka deklaruar se Muharremi nuk është në ndonjë kontraktim të kontratave për rezerva shtetërore.

Ajo tutje ka thënë se vetë i ka nënshkruar kontratat për rezerva shtetërore që janë sekret.

“Unë s’kam asnjë informacion që personi në fjalë është në ndonjë kontraktim të kontratave për rezerva shtetërore. Unë vetë si ministre i kam nënshkruar kontratat për rezervat shtetërore që janë si sekret. Përndryshe ministria ka nënshkruar shumë operator, por jo vetëm një.” - ka thënë Hajdari.

Lajme të ngjashme