Hajdar Beqa i PDK-së mban takime në Bec të Gjakovës: Hamza përfaqëson seriozitetin për ta udhëhequr Kosovën
Në fshatin Bec të Gjakovës ka zhvilluar takime me qytetarët, Hajdar Beqa, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast tha se Bedri Hamza “përfaqëson seriozitetin” për të udhëhequr vendin.
Postimi:
Në Bec të Gjakovës u zotuam për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Me besim, unitet dhe përkushtim, mbështesim vizionin dhe programin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë. Bedri Hamza përfaqëson seriozitetin, përvojën dhe përgjegjësinë e nevojshme për ta udhëhequr vendin si kryeministër, duke garantuar stabilitet, zhvillim ekonomik dhe shpresë për të ardhmen e qytetarëve tanë.