Gërvalla e jep si sukses diplomacie se “për herë të parë” ftohen për të shënuar përvjetor të çlirimit të Aushvicit - NACIONALE

Gërvalla e jep si sukses diplomacie se “për herë të parë” ftohen për të shënuar përvjetor të çlirimit të Aushvicit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thotë të ketë shkuar në Poloni për të të shënuar çlirimin e kampit famëkeq Aushvic, në ngjarje në në të cilën thotë se po merr pjesë “përkrah Presidentes, Vjosa Osmani”.

Jemi ftuar për herë të parë një delegacion nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë për media.

Postimi i plotë:

Ministrja Gërvalla në Poloni për të nderuar viktimat e Holokaustit në 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic

Me ftesë të Muzeut Shtetëror Aushvic Birkenau, është ftuar për herë të parë një delegacion nga Republika e Kosovës për pjesëmarrje në ngjarjen e 80 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic. Ngjarja e organizuar nga Muzeu dhe Drejtori i saj Piotr Cywiński, po mbështetet nga Shteti i Polonisë dhe delegacionet e shteteve pjesëmarrëse po i mirëpret Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Përkrah Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po merr pjesë Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në ngjarje po marrin pjesë rreth 50 delegacione shtetërore, me afër 10 shtete që marrin pjesë me kreun e shtetit (Mbretin apo Presidentin) dhe kreun e Qeverisë (Kryeministrin apo Zëvendëskryeministrin).

Ndonëse nuk ka pasur hebrenj nga Kosova të internuar apo të vrarë në kampin Aushvic, Kosova bashkëndjen dhimbjen për mëse 1.1 milion njerëz të vrarë në Aushvic, dhe njëherit krenohet me trashëgiminë e saj të mbrojtjes së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

Lajme të ngjashme