Guxo del me deklaratë: Kidnpaimi i tre policëve nga Serbia, akt tinëzar e terrorist - NACIONALE

Guxo del me deklaratë: Kidnpaimi i tre policëve nga Serbia, akt tinëzar e terrorist

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Peci, njëri nga kryetarët e partisë “Guxo”, ka postuar një deklaratë të kësaj partie në lidhje me kidnapimin e tre policëve në veri të Kosovës nga ana e Serbisë.

Guxo e ka cilësuar si “akt tinëzar e terrorist” kidnapimin e tre zyrtarëve.

“Sot, në një akt tinëzar e terrorist, Serbia ka kidnapuar tre zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës. Këtë akt kriminal, Serbia e ka bërë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky agresion tregon qartazi se ky shtet me mendësi mesjetare nuk është i interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por ështê e njëjta Serbi që ka shkaktuar luftërat e tmerrshme dhe gjenocidin në Ballkan si dhe vazhdon të jetë shtet destabilizues e kriminal, sikur gjithmonë gjatë historisë.” – shkroi ai ndër të tjera.

Tutje, ai ka njoftuar për mbështetjen e kësaj partie për Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme