Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supreme - NACIONALE

Gruda: Mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale, ftojmë Prokurorinë të zbatojë vendimin e Supreme

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizohet Udhëzimi Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ky aktgjykim ka konstatuar se mbajtja e pozitës së ministrit dhe deputetit përbën vepër penale.

Dje, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e shpalli të paligjshëm Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua në Ligjin për Qeverinë, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që janë njëkohësisht edhe deputetë. Në këtë rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetëm për një individ, por për të gjithë ministrat dhe për vetë Kryeministrin Kurti, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës. Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është edhe arsyeja që në seancën e parë e kemi kundërshtuar edhe raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, aktgjykimi e ka paralajmëruar Qeverinë për pasojat ligjore.

"Qeveria e Kosovës është paralajmëruar për pasojat ligjore. Sot aktgjykimi i Gjykatës Suprem përcakton se çdo ditë që ministrat ushtrojnë funksionin e deputetit dhe kryeministri po ashtu mbajnë përgjigje penale individuale”, ka thënë Gurda.

Deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave që janë zgjedhur deputetë që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, duke i liruar menjëherë funksionet ekzekutive për t’ua deleguar ato zëvendësve të tyre.

Gjithashtu, ai ka kërkuar nga zyrtarët e partisë në pushtet që t`i ndalin sulmet ndaj gjyqësorit.

Lajme të ngjashme