Gruda i PDK-së: Në demokraci s`ndodh që Ministrja e Drejtësisë të sulmon Gjykatën Kushtetuese
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj sulmeve që sot ministrja e Drejtësisë ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetues.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sjellja e ministres Haxhiu në konferencës e sotme për media tregon se Qeveria Kurti nuk e respekton asnjë parim.
“Sulmet që Ministrja e Drejtësisë i bëri sot Gjykatës Kushtetuese në konferencë për media, tregojnë se kjo Qeveri nuk respekton asnjë parim, asnjë institucion e aq më pak Kushtetutën e Kosovës. Në një vend demokratik nuk mund të ndodh kurrë që një Ministre e Drejtësisë të sulmoj kështu Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen e saj”, ka shkrua Gruda.
Sipas tij, në këtë mënyrë Qeveria po e tregon paaftësinë e saj.
“Kjo qeveria është e paftë, pa program dhe pa vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin. Prandaj, sulmet ndaj çdo institucioni ose individi që nuk mendon si ata, janë përpjekje për të mbuluar mospunën dhe paaftësinë e tyre”, ka shkruar ai.