Java e Donald Trumpit dhe Richard Grenellit: Çka u tha në Kosovë?
Javën që po e lëmë pas ishte e mbushur me diskutime e debate për shkak të fitores së kandidatit republikan për president, Donald Trump kundër kandidates demokrate Kamal Harris në zgjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fitorja e Trumpi u komentua me të madhe në Kosovë dhe mund të themi se ishte java e Trumpit.
Fitorja e presidentit Donald Trump në Amerikë, u prit edhe me vështrime të ndryshme në Kosovë.
Politikanë, analistë e njohës të fushës, komentua se qysh do të jetë politika e Kosovës në raport me Donald Trumpin president të Amerikës.
Zhbërja e Gjykatës Speciale, rikthimi i Richard Grenellit në Shtëpinë e Bardhë dhe korigjimi i kufijve, janë tri temat që diskutohen në Kosovë.
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka hapur një horizont tjetër të diskutimit, duke e përmendur mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, që përgjithësisht njihet si “bashkim kombëtar” e jo shkëmbim të territoreve.
“Rizgjedhja e Trumpit do t’i inkurajojë etnonacionalistët në të gjithë rajonin. Nëse Ukraina ndahet, pse Serbia të mos përpiqet ta kapë veriun e Kosovës dhe Republikën Serbe? Pse Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë?” ka thënë ai.
Ndërkaq sa i përket Gjykatës Speciale, profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtuetuese, Enver Hasani kishte një qasje më ndryshe për Gjykatë Speciale.
“Nuk besoj që (do të ketë përpjekje për ta shpërbërë). Por, unë pres që në mënyrë graduale, të fillojë këtu një masë kritike sidomos prej shoqërisë civile që Gjykata Speciale të kthehet në Kosovë. Si të përfundojnë dëshmitë në prill më duket, ajo të kthehet në Kosovë. Nuk ka pse rri më atje. Unë e shoh këtë si opsion. E dyta, stërzgjatja, gjithë këtë kohë, katër vite, ne maruam nëpër regjime speciale, pavarësia e mbikëqyrur, mandej në Statut të Asociacionit, dyshoj që hiqet ai arbitrazhi, krejt çka të ka mbetë është Policia dhe kjo pjesë civile” – thotë Hasani
Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se ish i dërguar i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të emërohet në një post të lartë.
Raportimet thonë se Grenell mund të bëhet Sekretar i Shtetit.
E kjo për Kosovë do të ishte e jashtëzakonshme duke ditur qasjen e Qeverisë Kurti ndaj Grenellit.
Tim Judah, gazetar i njohur, ditë më parë tha se Qeveria e Kosovës duhet të shqetësohet nëse rikthehet Grenell në ndonjë cilësi në Administratën Trump.
“Ajo që do të ndodhë, varet nga ata që do të emërohen në detyra të caktuara. Për shembull, a do të kthehet Richard Grennell, i cili luajti një rol të rëndësishëm më parë? A do të jetë sërish me ndikim? Në atë rast, mendoj se ndoshta ka arsye për t'u shqetësuar, veçanërisht për Qeverinë në Prishtinë” – ka thënë Judah.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, ka kritkuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schëarz, ndaj ish-emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell.
“Zotëri Grenell do të jetë një person shumë i rëndësishëm dhe si shefe e diplomacisë ajo ka bërë huqe të madhe” – ka thënë Dërguti duke iu referuar Gërvallës në Rubikon të Klan Kosovës.
Deri atëherë mbetet të shihet se si do të rrjedhin punët gjatë administratës Trump.