Grenell i reagon Blinkenit për marrëveshjen e Ohrit: Askush s’e ka nënshkruar
Ish-i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, i ka reaguar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas deklaratës së tij për marrëveshjen e arritur ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Në një postim në Twitter, Grenell ka bërë 'retweet' deklaratën e Blinken, ndërsa ka shkruar me ironi duke thënë se askush nuk e ka nënshkruar 'marrëveshjen'.
"Askush nuk e nënshkroi "marrëveshjen”. Seriozisht,”- është shprehur Grenell.
No one signed the “agreement”…..
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 22, 2023
Seriously. https://t.co/Z4NdxYPCDm