“Grantet dhe korniza afatmesme e shpenzimeve”: Murati e akuzon sërish opozitën për bllokadë
Deputeti Hekuran Murati e ka akuzuar sërish opozitën për bllokadë në Kuvend.
Ai ka thënë se mos-konstituimi i Kuvendit, ka bllokuar edhe shumë procese të tjera.
Postimi:
Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.
Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.
Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet - në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.
Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.