GPS-i në veturën e Kajtazit e përplasja Murati-Bajrami: Çka ndodhi gjatë javës? - NACIONALE

GPS-i në veturën e Kajtazit e përplasja Murati-Bajrami: Çka ndodhi gjatë javës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pajisja gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, Raporti i Progresit, përplasja e ministrit Murati me deputetën Hykmete Bajrami, e rritja e pagave, ishin disa nga temat kryesore të javës që po e lëmë pas.

GPS-i në veturën e Kajtazi

Gazetari i njohur, Vehbi Kajtazi, gjatë javës që po e lëmë pas njoftoi se ka gjetur në veturën e tij një pajisje gjurmuese.

Një gjë të tillë e ka evidentuar derisa veturës ia ka bërë një kontroll në servis.

Ai ka thënë se nuk ndihet i sigurt pas vendosjes së GPS-it, ku i cili ditë më parë, kishte bërë të ditur se po përcjellet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Lidhur me vendosjen e GPS-it reaguar gazetarë, analistë, politikanë të partive opozitare e organizata për mbrojtjet e gazetarëve.

Deri më tani nuk dihet se kujt i përket pajisja e vendosur në veturën e tij, teksa Kajtazi beson së është vendosur nga AKI-ja.

Murati vs Bajrami

Ministri i Financave, Hekuran Murati u përplas me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me shpenzimet qeveritare për derivate të naftës.

Gjatë javës u raportua në lidhje me skandalin ku Qeveria ka ndërhyrë në Raportin e Auditorit, në lidhje me shpenzimet e tyre në karburant, duke shtuar se ky ndryshim në Zyrën Kombëtare të Audimit u bë dy muaj pas publikimit në faqen zyrtare i cili kishte gjetur mbi 31 milionë euro shpenzime të Qeverisë në karburante.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ishte e para ajo që bëri publike raportin fillestar dhe raportin e ndryshuar të ZKA-së.

Në anën tjetër, ministri Murati nuk i ndali akuzat ndaj deputetë së LDK-së për këtë raport, dhe u mor me qeveritë e kaluara.

Rritja e pagave

Qeveria e Kosovës ka paraparë rritje të pagave për 55 euro për të gjithë zyrtarët publikë nga janari 2025.

Ndërsa, nga muaji korrik 2025, do të ketë përsëri rritje për 55 euro që në total për këtë përiudhë kohore pagat do të rritën për 110 euro.

Mirëpo, kjo rritje e pagave nuk u pritë mirë nga sindikatat e pavarura, të cilat e cilësuan si të pamjaftueshme rritjen e pagave.

Reagime të mëdha pati edhe nga partitë opozitare, të cilat po ashtu, prezantun planin e tyre për pagat.

50% rritje të pagave në sektorin publik ishte zotimi i fundit që erdhi nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në anën tjetër, LDK-ja ka thënë se në qeverisjen e tyre, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro.

Ndërsa, AAK-ja po ashtu ka thënë se zotohet për nisjen me 150 euro koeficientin por se assesi nuk mbetetet vetëm kaq.

Haradinaj vlerëson se në Kosovë “nuk duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro”.

Lexo KËTU për propozimet për rritjen e pagave nga të gjitha partitë.

Ndërkohë, gjatë javës që po e lëmë pas Kosova u njoftua me Raportin e Progresi.

Ky raport përmbante kritika të shumta për fusha të ndryshme. Edhe pse qeveria tha se ka progres, në anë tjetër, opozita mendon se raporti është më ngeativi që ka pranuar Kosova.

Zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, pretendon se 99 e gjerave në këtë raport janë të mira.

Ndërkaq për PDK-në dhe LDK-në raporti është më negativi.

Lajme të ngjashme