Gorani vlerëson përzgjedhjen e Bedri Hamzës, kandidat për kryeministër të PDK-së: Shenjë e pjekurisë së një subjekti
Gazetari Dukagjin Gorani ka vlerësuar përzgjedhjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të Bedri Hamzës për kandidat për kryeministër.
Sipas tij, kjo nënkupton rritjen dhe pjekurinë e një partie politike. Ai shtoi se kjo dërgon një mesazh të qartë se lidershipi kërkon stabilitet dhe parashikueshmëri.
Mendoj që përzgjedhja dhe përkrahja e Bedri Hamzës, për mu është një shenjë e një pjekurie të një subjekti i cili po mundohet me dërgu një mesazh, që stabiliteti dhe parashikueshmeria janë karakteristika të rëndësishëm për udhëheqjen e një vendi të lirë demokratik, që nuk është në buzë të luftës”, tha ai në "Pressing".