Gorani: Bisedat e Kusari-Lila duhet të konsiderohen tradhti kombëtare nga VV
Gazetari, Dukagjin Gorani, ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së..
Gorani për Pressing T7, ka thënë se bazuar në standardet e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo që ka bërë Kusari-Lila është tradhëti kombëtare.
”Shikuar nga standardet e mia ajo qe e ka bërë Mimoza Kusari-Lila është një bisedë normale në mes dy grupeve parlamentare. Por këtu nuk bëhen fjalë për standarde të mia, sepse këto standarde ka kohë që nuk janë standarde normale. Sipas standardëve të pushtetit Mimoza Kusari-Lila kjo ish dashur të konsiderohet tradhëti kombëtare, tradhëti e parimeve, tradhëti e votuesve“, ka thënë Gorani.
